Xhaxhai i efektivit të vr*rë i drejtohet Presidentit Begaj: Kr*mi po sundon vendin, shteti të reagojë

Gjatë homazheve për efektivin Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë një operacioni policor në Lozhan të Maliqit, xhaxhai i tij Hazbi Mekolli i është drejtuar Presidentit Bajram Begaj me një apel të fortë ndaj institucioneve.

“E latë këtë vend në dorë të kriminelëve. Na mbyllën derën, mos i lini kriminelët. Ka pasur tre herë tentativë për ta arrestuar, duhet të merrni masa. Nuk dominon policia, por dominon krimi”, u shpreh ai, duke kërkuar reagim më të ashpër të shtetit ndaj personave në kërkim.