Janë zbuluar identitetet e personave të përfshirë në aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve humbi jetën 20-vjeçari Orest Mahmutaj nga Lazarati.
Të plagosur mbetën Shyqiri Liko, Dalip Troka dhe Erjon Barjamaj nga Fieri. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitet shqetësuese dhe ata do të transportohen për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës.










