Aksident i rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë, 1 v*ktimë dhe 3 të pl*gosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Kardhiq–Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa automjeti tjetër tip Audi ka pësuar dëmtime të shumta nga përplasja.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulancës dhe zjarrfikëses, të cilat kanë ndërhyrë për dhënien e ndihmës dhe menaxhimin e situatës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.