Nga protesta e qytetarëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u prezantuan pesë kërkesa që organizatorët i cilësuan si të panegociueshme dhe të hartuara nga lëvizja qytetare.
Në fjalën e mbajtur para protestuesve, përfaqësues të nismës deklaruan se pas disa ditësh protestash të pandërprera, kërkesat e tyre përfaqësojnë vullnetin e mijëra qytetarëve të bashkuar në mbrojtje të interesit kombëtar.
Kërkesat e paraqitura janë:
- Dorëheqja e qeverisë;
- Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
- Shfuqizimi i Paketës së Maleve;
- Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
- Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.
Organizatorët theksuan se protesta është organizuar nga qytetarë të lirë dhe se do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të paraqitura.










