Gjatë transportimit të Violand Braçellarit nga Spitali i Korçës drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, janë regjistruar momente tensionesh dhe reagime të forta nga qytetarë të mbledhur në ambientet e jashtme të spitalit.
Sipas pamjeve, disa persona kanë shprehur revoltë ndaj të dyshuarit për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, duke krijuar situata të tensionuara në momentin e nxjerrjes së tij nën masa të rrepta sigurie.
Forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të garantuar transportimin e sigurt të të dyshuarit drejt Tiranës, ku ai do të marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës.










