Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Kopaçez të Bashkisë Delvinë, ku një rrufe ka goditur një tufë bagëtish, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Sipas informacioneve paraprake, në vendin e quajtur Jomina, rrufeja ka vrarë rreth 150 krerë bagëti, në pronësi të vëllezërve Arjan dhe Klement Xhelili.
Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur veterineri dhe grupi i punës i ngritur nga Bashkia Delvinë për të verifikuar situatën dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.
Ngjarja konsiderohet një goditje e rëndë ekonomike për familjen e blegtorëve, ndërsa pritet dokumentimi i plotë i dëmeve nga autoritetet përkatëse.










