Rudina Degjoni emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e QSUT

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka prezantuar këtë të hënë Drejtuesen e re të institucionit, Rudina Degjoni, e cila ka marrë zyrtarisht detyrën në krye të spitalit më të madh universitar në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar, Degjoni sjell një eksperiencë të gjatë në fushën e drejtimit dhe menaxhimit spitalor, me angazhim të mëparshëm në administrimin dhe zhvillimin e shërbimeve shëndetësore.

Autoritetet e sektorit të shëndetësisë shprehen se përvoja e saj pritet të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve menaxheriale të QSUT-së, si dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara për pacientët.

Emërimi i Rudina Degjonit vjen pas largimit nga detyra të ish-Drejtoreshës së Përgjithshme të QSUT-së, Anxhela Paparizo.