Rikthehet shqetësimi për furnizimin me ujë në Fier, banorët instalojnë sërish depozita në pallatet e vjetra

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë rikthyer shqetësimin për furnizimin me ujë në qytetin e Fierit. Në shumë zona, veçanërisht në pallatet e ndërtuara para viteve 1990, banorët shprehen të frikësuar për mungesën e ujit, kryesisht në katet e sipërme.

Për shkak të ndërprerjeve dhe presionit të ulët në rrjet, shumë familje kanë nisur sërish vendosjen e depozitave të ujit në tarraca apo ambiente të tjera të banesave, si një zgjidhje për të përballuar situatat e mungesës së furnizimit gjatë ditës.

Banorët thonë se problemi përsëritet ndërsa temperaturat e larta rrisin konsumin e ujit dhe vështirësojnë furnizimin normal. Sipas tyre, më problematike situata mbetet në katet e larta, ku uji shpesh nuk ngjitet për shkak të presionit të dobët.

.