Vd*kja e 7-vjeçarit në aksin Elbasan–Librazhd, gjykata lë në “arrest me burg” regjisorin Petri Bozo

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për regjisorin Petri Bozo, i dyshuar si i përfshirë në aksidentin tragjik ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, pranë fshatit Mengël.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit, në momentin kur i mituri po kalonte rrugën për të shkuar në shkollë. Ai u përplas nga automjeti që drejtohej nga Bozo dhe për pasojë humbi jetën në vendngjarje.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, duke rikthyer edhe njëherë shqetësimet për sigurinë rrugore pranë shkollave dhe zonave të banuara, ku këmbësorët, veçanërisht fëmijët, përballen shpesh me rrezik.

Ndërkohë, organet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.