Të uroj shërim sa më të shpejtë ty dhe kolegut tjetër, i cili fatmirësisht është më mirë dhe është larguar pranë banesës. Keni treguar përgjegjësi dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrës.
Përmbushja e detyrës dhe e misionit tonë ka edhe rrezikun me vete, por kur kemi zgjedhur këtë mision, kemi marrë parasysh se të jesh në shërbim të ligjit dhe qytetarëve ka edhe sakrificë. E rëndësishme tani është të rikuperoheni plotësisht.
Sakrifica dhe përkushtimi i çdo punonjësi Policie do të vlerësohet maksimalisht nga unë, si Drejtor i Përgjithshëm, dhe do të jem përherë në krahun tuaj, sepse në këtë krah janë edhe qytetarët e ndershëm që na besojnë dhe na mbështesin.
Të shkuara dhe rri i qetë, sepse janë marrë të gjitha masat për trajtimin tuaj mjekësor dhe për trajtimin financiar nga Policia e Shtetit, pasi jeni dëmtuar në krye të detyrës.”
Dy punonjësit e Policisë, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, kanë konstatuar njërin prej personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe kanë tentuar ta ndalojnë. 21-vjeçari, për t’i shpëtuar arrestimit, ka goditur qëllimisht automjetin me të cilin udhëtonin dy punonjësit e Policisë, të cilët u dëmtuan si pasojë e përplasjes.
Gjatë operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve 19 dhe 21 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e një 27-vjeçari, pronar i një lokali ku shitej lëndë narkotike dhe ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde e dyshuar cannabis sativa dhe kokainë, të ndara në doza, si dhe një tavolinë pokeri.










