Dhjetëra peshq të ngordhur janë evidentuar këtë të mërkurë në Lagunën e Nartës, pranë Manastirit të Zvërnecit në Vlorë, duke ngritur shqetësim tek banorët dhe vizitorët e zonës.
Ngordhja e peshqve është konstatuar përgjatë bregut të lagunës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj situate.
Dyshimet e para lidhen me mundësinë e ndotjes ose helmimit të ujërave, si edhe me përdorimin e energjisë elektrike për gjuetinë e paligjshme të peshkut, një praktikë e ndaluar që mund të ketë sjellë ngordhjen masive të tyre.
Pritet që autoritetet përkatëse të kryejnë verifikimet dhe analizat e nevojshme për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.










