Bllokohen mjete të rënda pranë aeroportit të Vlorës, dyshime për shkelje të dokumentacionit

Policia Rrugore e Vlorës ka bllokuar disa automjete të tonazhit të rëndë që po përdoren në kantierin e aeroportit të Vlorës, pas kontrolleve të ushtruara në terren.

Sipas informacioneve paraprake, mjetet dyshohet se qarkullonin pa targat përkatëse ose pa dokumentacionin e nevojshëm për lëvizje. Veprimi i policisë erdhi pas denoncimeve dhe verifikimeve të kryera nga efektivët e qarkullimit rrugor.

Burime bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim për evidentimin e çdo shkeljeje të mundshme.