Jep dorëheqjen Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi

Elton Alushi, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, mësohet se ka paraqitur dorëheqjen nga detyra.

Alushi ka drejtuar Policinë e Tiranës prej afro dy vitesh, pas emërimit në krye të bluve të kryeqytetit. Deri më tani nuk dihen arsyet që kanë çuar në paraqitjen e dorëheqjes së tij.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit për konfirmimin ose jo të largimit të Elton Alushit nga posti i drejtorit vendor të Policisë Tiranë.