Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh solidariteti ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, në një moment që ai e cilëson si të vështirë për vendet e Gjirit.Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndodhet në Abu Dhabi për të shprehur drejtpërdrejt mbështetjen dhe solidaritetin vëllazëror me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me Presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, të cilin e cilësoi si “mik të shtrenjtë”.
Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh i bindur se vendet mike të Gjirit do ta përballojnë situatën dhe do të dalin më të forta se më parë, pavarësisht, sipas tij, “sprovës së një konflikti ku janë bërë shënjestër e hakmarrjes së verbër”.










