Belinda Balluku, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Fier, ka zhvilluar një takim në Fier në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë.
Gjatë takimit, Balluku u ndal te ecuria e procesit të riorganizimit dhe rienergjizimit të strukturave në çdo njësi, duke e cilësuar atë si një proces gjithëpërfshirës që synon forcimin dhe zgjerimin e PS në terren.
Ajo theksoi se angazhimi i përditshëm dhe puna në terren janë thelbësore për rritjen e mbështetjes, duke shtuar se synimi mbetet zgjerimi i vazhdueshëm i “familjes politike”, çdo ditë e më shumë.










