Mallakastër/ Konflikt në ndeshje futbolli, procedohet 36-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin B. T., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë, gjatë një ndeshjeje futbolli, 36-vjeçari është konfliktuar dhe ka thyer xhamin e dritares së dhomës së zhveshjes. Gjithashtu, ai ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë ndërhyrjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.