Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Lumit të Vlorës, në afërsi të urës së Laskos, në Kuç.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur disa persona të lënduar. Deri në këto momente, në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende as ambulanca dhe as shërbimet e policisë.
Të lënduarit ndodhen në pritje të ndihmës mjekësore, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.










