Depuetetja dhe drejtuesja Politike e PS ,Qarkut Fier ,Belinda Balluku mori pjesë në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Mallakastër, ku theksi u vendos te riorganizimi i strukturave dhe intensifikimi i takimeve në terren me qytetarët.
Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se puna do të përqendrohet edhe te anëtarësimet e reja, si pjesë e forcimit të mëtejshëm të PS në zonë. Ajo theksoi se angazhimi do të vijojë me projekte dhe investime të rëndësishme që synojnë përmirësimin e jetës së komunitetit dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në Mallakastër.










