Prej orës 09:30 të kësaj të marte u mbajt mbledhja e përjavshme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Sipas axhendës, fillimisht fjalën e ka mbajtur kryeministri Rama, i cili ka dhënë mesazhet dhe prioritetet kryesore për grupin parlamentar. Më pas ka raportuar kreu i grupit, Balla, dhe në fund kanë qenë diskutimet për seancën e së enjtes më 9 prill.
Kryeministri Edi Rama u fokusua kryesisht tek turi i PS-së “Për Shqipërinë”. Ai njoftoi deputetët se do të zhvillojë gjithashtu takime në qytete të tjera të vendit, duke zgjeruar kështu fushatën.
Pas rreth një ore diskutimesh, kryeministri Rama u largua së bashku me ministren e ekonomisë, Delina Ibrahimaj ndërsa mbledhja vijon të drejtohet nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Gjithashtu deputetët kanë raportuar aktivitetet publike për fushatën “Për Shqipërinë”, e cila do të zgjasë 9 javë, ku fokusi i kësaj jave është tek ekonomia. Një nga temat me interes mbetet edhe vetëofrimi i Erion Braçes për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës por nuk dihet nëse nëse ka pasur ragime nga Rama dhe vetë Braçe gjatë kësaj mbledhje.










