Një aksident i rëndë është regjistruar në dalje të fshatit Moglicë, në Korçë, ku një mjet i tonazhit të rëndë që transportonte një ekskavator ka dalë nga rruga, duke përfunduar disa metra poshtë aksit nacional.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të kanë shpëtuar pa dëmtime të rënda.
Grupi hetimor dhe Policia Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.










