Aksident në autostradë , përplasen dy automjete dhe bllokohet trafiku

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Tiranë, në autostradë pranë zonës së Doganës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat kanë pësuar dëmtime të shumta si pasojë e përplasjes.

Nga pamjet në vendngjarje shihet se trafiku është bllokuar, ndërsa drejtuesit e mjeteve po përballen me vështirësi në qarkullim.

Deri në këto momente nuk ka ende informacion nëse ka persona të lënduar, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme për rrethanat e aksidentit.