Hyri i arm*tosur në banesën e fqinjëve dhe i kan*si me pist*letë, arrestohet 62-vjeçari

Sarandë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarje kriminale me armë zjarri, mes fqinjësh.

Hyri në banesën e fqinjëve dhe i kanosi me pistoletë, arrestohet 62-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë me mulli).

Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji kishte hyrë i armatosur në banesën e saj, në lagjen nr. 4, dhe kishte kanosur atë dhe familjarët e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan menjëherë punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, u arrestua shtetasi Sh. K., 62 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi Sh. K. kishte kanosur fqinjët, me armë zjarri (pistoletë me mulli), si pasojë e mosmarrëveshjeve me ta, mbi shfrytëzimin e pjesës së përbashkët (tarracë) në pallatin ku banonin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.