Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha lajmëroi tubimin e radhës.
Protesta e radhës do të jetë më 22 mars, ndërsa Berisha u bëri thirrje qytetarëve të dalin në rrugë.
“Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. Të vazhdojmë kryengritjen paqësore gjer në fitore. Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare. Fitore, fitore, fitore”, tha ai.










