Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin A. P., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin pa targa, që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Aktualisht, shtetasi A. P. është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”.
Dje, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, kallëzoi shtetasi F. M., se i kishin vjedhur një vegël muzikore, në automjet. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.
Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Golem i Madh, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një fabrikë për përpunimin e mbetjeve të ullirit. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.










