Rreth orës 01:30, një banesë në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë, është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga verifikimet e para rezulton se flakët kanë shkaktuar dëme materiale, duke djegur një dhomë dhe kuzhinën e banesës. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar.










