Kryeministri Edi Rama mbledh këtë të mërkurë kryesinë në selinë e Partisë Socialiste. Mbledhja pritet të nisë në orën 9:30 dhe do të fokusohet në organizimin e kësaj force politike për procesin zgjedhor që strukturat e PS do të zhvillojnë gjatë këtij viti.
Takimi vjen vetëm dy ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar të socialistëve, ku u bë publik qëndrimi i tyre kundër dhënies së rekomandimit të SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Në atë mbledhje, deputetët socialistë shprehën qëndrimin e tyre politik lidhur me këtë çështje.










