Arrestim për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje, procedohen disa shtetas në Fier dhe Divjakë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin D. C., 57 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, pasi drejtonte në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori për shtetasit e shpallur në kërkim:
-E. S., 45 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 17.02.2026, ka vjedhur një portofol;
-L. B., 47 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi më datë 24.12.2025, dyshohet se ka goditur me grushte, për motive të dobëta, një 38-vjeçar.
Pas konsultimit me prokurorët, për shtetasit E. S. dhe L. B. nisi procedimi në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen Sh. P., 63 vjeçe, banuese në fshatin Çermë Shkumbin, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka goditur me send të fortë (lopatë) një shtetas, i cili është dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.