Laboratori i kokainës në Frakull,FIER/ GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për 3 persona

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat arrest në burg për Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola, në kuadër të fraksionit të ndarë të kokainës së Frakullit.

Aldi Zonja është arrestuar më herët për vepra të ngjashme penale, të grupit që u godit në nëntor të 2024, që sillnin kokainë me lëkurë gjedhesh nga Amerika Latine dhe e përpunonin në 3 laborator që u zbuluan në Shqipëri.

Për operacionin e fundit u shpallën në kërkim Durim Keçi dhe Kevin (Arjan) Margjoni.