Deputetja dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Fier, Belinda Balluku, në kuadër të festës së 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ka nderuar dy mësuese veterane nga Lushnja për kontributin e tyre shumëvjeçar në arsim.
Së bashku me koleget deputete dhe mësueset KIDUINA ZAKA ,ANA NAKO dhE ARTA DHAMO, Balluku vlerësoi dy mësueset Elvira dhe Mirela, të cilat kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave për më shumë se 40 vite.
Gjatë këtij takimi u shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe punën e palodhur të mësuesve, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në formimin e brezave dhe në zhvillimin e shoqërisë.
Në mesazhin e saj, Balluku uroi gjithashtu të gjithë mësuesit në mbarë vendin me rastin e 7 Marsit, duke i cilësuar ata si një nga shtyllat më të rëndësishme të arsimit dhe të së ardhmes së vendit.










