Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda pranë Drejtoria Bendore e Policise kanë arrestuar shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye pasi 71-vjeçari, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa fishekë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.










