Një shtetas gjerman, Detlef Fertig, 80 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën që kishte marrë me qira në qytetin e Fierit. Ngjarja është regjistruar në lagjen Konferenca e Pezës, në zonën e njohur si blloku “Mertiri”.
Sipas burimeve, i moshuari ndodhej në Fier për t’iu nënshtruar trajtimeve dentare. Prej disa ditësh ai kishte humbur kontaktet me të afërmit dhe personat e njohur, çka ka ngritur shqetësime dhe ka çuar në kontrollin e banesës ku qëndronte.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të sqaruar shkaqet e vdekjes. Autoritetet bëjnë me dije se priten procedura të mëtejshme hetimore për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.










