Nje editorial nga Mentor Kikia: “Kush i numëroi 300 apartamentet e Belinda Ballukut?”

Sa apartamente ka Belinda Balluku? 

Kesaj pyetjeje mund ti pergjigjet shumekush menjehere, tani: Ka 300! Sepse e ka lexuar e degjuar me shume se 300 here ne media e konferenca shtypi te opozites.

Sot degjova nje raportim te gazetares Klodiana Lala, mbi fillimin e nje hetimi pasuror, apo shtrirjen e hetimeve edhe mbi pasurine, per ministren e pezulluar Belinda Balluku.

“Burime pranë SPAK bënë me dije se është kërkuar informacion pranë institucioneve të ndryshme, si Kadastër, ILDKPI apo banka të nivelit të dytë…..”-tha gazetarja.

Ndersa lexova kete fakt te ri nga hetimet, mu kujtua se ne e dinim me kohe se “Belinda Balluku ka 300 apartamente”. 

Askush, nga ata qe e publikuan apo bene analiza duke iu referuar kesaj shifre, nuk referoi ndonje burim. Opozita citonte median dhe media citonte opoziten.

Pasurite e patundeshme gjenden vetem ne regjistrat e Kadastres, me emrin e vet apo te fshehur pa emrave te tjere. Dhe prokuroria i qenka drejtuar vetem tani ketoj institucioni(duke e marre te mireqene kete lajm). 

Dhe pas hetimit mund te dale se Balluku nuk ka 300 apartamente, por 1.300.

Por mund te dale edhe se ajo ka 30, apo 3 apartamente. Nese del kjo e dyta, pra nuk do te jene 300, c’do bejme ne, do akuzojme Kadastren se ka fshehur apartamentet e Ballukut, “sepse ne e dinim me kohe qe ajo ka 300”?

Mos nxitoni te me akuzoni se po i qaj hallin zonjes Balluku, apo se po i “mbaj pishen” qeverise! 

Jo jo, ketu po i qaj hallin medias dhe gazetarise, te ciles i kam kushtuar jeten prej vitit 1992. Te shkruash e flasesh per 300 apartamente si te jene 300 domate e speca si ato te Divjakes, eshte “kurajoze” nga ana profesionale. 

Cili eshte burimi i informacionit? 

Kaq eshte shqetesimi im, derisa mesova sot se prokuroria nuk e kishte kete informacion deri tani. 

Sepse tani rezulton se per kete lajm nuk ka patur as “burime konfidenciale nga prokuroria”, pasi as prokuroria vete nuk e ditka, derisa tani i ka kerkuar informacion Kadastres.

Te tilla lajme mund ta demtojne 10 here Ballukun, por demtojne 100 here seriozitetin dhe besueshmerine e medias.