Procedime penale në Fier e Lushnjë për kanosje online, dh*në në familje dhe vj*dhje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit E. M., 32 vjeç, banues në Kanada, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale një shtetase.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit H. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, për ushtrim dhune ndaj bashkëjetueses së tij.

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi M. M., 69 vjeç, banues në fshatin Murriz, i cili ka kallëzuar se gjatë natës i është vjedhur një transformator i energjisë elektrike i vendosur në pronën e tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Po ashtu, është paraqitur shtetasi V. M., 57 vjeç, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të nënës së tij, shtetases Dh. M., 86 vjeçe. Policia po punon për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokuroria e Fierit për veprime të mëtejshme.