Ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në lagjen Konferenca e Pezës në Fier, dy shtetase me origjinë nga Venezuela, përkatësisht 19 dhe 21 vjeçe, janë konfliktuar për motive të dobëta me një shtetas ende të paidentifikuar.
Gjatë konfliktit, ky shtetas dyshohet se u ka marrë dy celularë, me qëllim që të mos njoftonin Policinë. Strukturat e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.










