Fier | Procedohet 33-vjeçari pa leje drejtimi, shpallet në kërkim i riu për vjedhje në farmaci

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. K., 33 vjeç, banues në fshatin Gramsh, Lushnjë, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin A. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një farmaci. Po punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.