Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasit:
-L. K., 49 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-B. P., 39 vjeç, banues në fshatin Imsht, Lushnjë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin që po e drejtonte në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. A., 54 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës (oksigjenist) në spitalin e Lushnjës, pasi është konfliktuar në ambientet e spitalit, me shtetasin D. Sh., 31 vjeç, mjek në këtë spital, për motive të dobëta.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. C., 30 vjeç, dhe D. S., 34 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi u konstatuan duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-D. B., 39 vjeç, banues në fshatin Çukas, Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Gjerbës, Mallakastër, pasi bazuar në një video të publikuar në portalin “JOQ”, dyshohet se ka nxitur qentë për të sulmuar një kafshë (mushkë), e cila si pasojë e sulmit, ka ngordhur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.










