Një situatë shqetësuese është regjistruar në Kuçovë, ku një punonjëse pastrimi është ngjitur në majë të kullës pranë ish-Uzinës, në shenjë dëshpërimi për shkak të mosmarrjes së pagave prej dy muajsh.
Sipas informacioneve, ajo ka kërkuar zgjidhje për vështirësitë e saj financiare, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për të garantuar sigurinë e saj dhe për ta bindur të zbresë.
Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale nga Lefter Maliqi, i cili ka reaguar publikisht, duke drejtuar akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Kuçovës.










