“5 km harresë: Rruga Ballsh–Gjerbës po shk*tërron jetën e banorëve”

Segmenti 5 km që lidh Ballshin me Gjerbësin është në gjendje të rënduar dhe pa asnjë investim prej vitesh. Banorët thonë se gropat dhe dëmtimet e shumta po dëmtojnë mjetet dhe po vështirësojnë lëvizjen.

Sipas tyre, mungesa e infrastrukturës ka ndikuar edhe në shpopullimin e zonës

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, ndërsa kryebashkiaku Qerim Ismailaj ka deklaruar se i është drejtuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit për rikonstruksionin e këtij segmenti jetik.