Në Roskovec, Bashkia në bashkëpunim me komunitetin lokal kanë nisur përgatitjet për rikthimin e një tradite të vjetër: garën me qe dhe qerre.
Kjo nismë synon të ruajë identitetin kulturor të zonës, të forcojë lidhjet mes banorëve dhe të promovojë trashëgiminë tradicionale. Gjatë një takimi të zhvilluar së fundmi, përfaqësues të bashkisë dhe anëtarë të komunitetit diskutuan detajet e organizimit, duke dhënë ide dhe sugjerime për realizimin e eventit.
Sipas organizatorëve, rikthimi i kësaj gare historike pritet të sjellë jo vetëm argëtim, por edhe krenari dhe ndjenjë përkatësie për banorët e Roskovecit.










