Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë për protestën e sotme të Partisë Demokratike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar qytetarët amerikanë për protestën e planifikuar nga Partia Demokratike, e cila do të mbahet sot në orën 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në njoftimin e saj, ambasada u bën thirrje shtetasve amerikanë që të tregojnë kujdes, të shmangin zonën përreth protestës dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale, për shkak të mundësisë së bllokimeve të rrugëve dhe situatave të papritura.

Protesta pritet të mbledhë mbështetës të opozitës, ndërsa forca të shumta policie do të jenë në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë.