Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit R. B., 45 vjeç, banues në Fier dhe B. M., 37 vjeç, banues në Roskovec, pasi drejtonin automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 15 vjeç, pasi duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet, me pasojë dëme materiale.
Specialistët për Hetimim e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Zhupan, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Fier/Dje, në fshatin Buzëmadh, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi M. L., 52 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.










