Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Kallm, pranë mbikalimit të autostradës, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e kamionit për shkaqe ende të paqarta, duke shkaktuar daljen e tij nga karrexhata. Fatmirësisht, shoferi dhe një pasagjer që udhëtonte me të kanë arritur të dalin nga mjeti pa pasoja të rënda për jetën, duke pësuar vetëm dëmtime të lehta.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, autoambulanca, policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer ndërhyrjen e nevojshme dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.










