Fier, disa persona në pranga dhe procedime pas kontrolleve policore

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij, shtetasit H. M., dhe djalit të tij, shtetasit A. M., si dhe i ka dëmtuar automjetin. Gjithashtu, për këtë rast, u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, pasi ka ndërhyrë në konflikt duke ushtruar dhunë ndaj kunatit të saj, shtetasit të arrestuar A. M., dhe babait të tij, shtetasit F. M., si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 22 vjeç (i afërm i tyre), pasi gjatë konfliktit, ka qëlluar në ajër, me armë gjahu të cilën e posedonte pa leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. K., 39 vjeçe, banuese në Fier dhe L. G., 24 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi janë konfliktuar me njëra-tjetrën;
-K. Dh., 40 vjeç, banues në Fier, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për ndalimin e automjetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. K., 32 vjeç, banues në Fier, pasi ushtronte aktivitet ekonomik (vendparkim për automjete), pa kasë fiskale dhe pa e regjistruar në organet tatimore.

Në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja O. G., punonjëse në një farmaci në lagjen “Liri”, kallëzon se një shtetas i paidentifikuar i ka vjedhur një shumë parash në farmaci. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.