Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Palasë–Dhërmi”, në një kantier ndërtimi, dyshohet se gjatë një manovre të gabuar me mjetin eskavator ka goditur aksidentalisht shtetasin K. H., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. D., 33 vjeç, banues në Ksamil, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasit:
• P. F., 62 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor Vlorë–Novoselë u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
• E. I., 34 vjeç, banues në Fier, pasi në kryqëzimin e fshatit Nartë u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 17.01.2026, shtetasi E. O., 23 vjeç, në rrugën “Panorama”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët pas ndihmës mjekësore janë larguar në banesë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.










