Fier: Arrestime dhe procedime penale për drejtim mjeti në gjendje të dehur, shkelje të masës “Arrest në shtëpi” dhe vepra të tjera penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin P. P., 39 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe nga kontrolli iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin T. M., 72 vjeç, banues në fshatin Grykë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjithashtu referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. H., 27 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Madh, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtimit i ka marrë një shumë parash një shtetaseje;
-Sh. Gj., 62 vjeç, L. Gj., 35 vjeç, dhe G. L., 50 vjeç, pasi u konstatuan duke kryer punime pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin M. L., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.