Ballina Shqiperia ime Fier – Policia arreston 3 shtetas dhe procedon 4 të tjerë për...

Fier – Policia arreston 3 shtetas dhe procedon 4 të tjerë për dh*në në familje, shkelje të urdhrave të mbrojtjes dhe aksidente rrugore

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-P. R., 46 vjeç, banues në Mbyet, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre 14 vjeçe;
-A. H., 45 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. Ç., 45 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e babait të tij që ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-L. Xh., 52 vjeçe, pasi dyshojet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e vëllait të saj që ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 39 vjeç, banues në Cakran, pasi dje, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. M., 45 vjeç, banues në Fratar, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Rr., 51 vjeç, banues në Gungas, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas 41 vjeç.

Informacion paraprak / Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Fier-Berat”, në Strum, automjeti me drejtues shtetasin J. T., është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi G. Xh., 50 vjeç, banues në Strum.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi G. Xh.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.