Ballina Shendeti Fier – Kryhet ndërhyrja e parë PCL Reconstruction ne spitalin memorial

Fier – Kryhet ndërhyrja e parë PCL Reconstruction ne spitalin memorial

Në Spitalin Memorial të Fierit është kryer me sukses rikonstruksioni i ligamentit cruciat posterior (PCL Reconstruction), ndërhyrja e parë e këtij lloji e realizuar ndonjëherë në një spital publik në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, operacioni u krye nëpërmjet teknikës artroskopike, një metodë bashkëkohore që mundëson trajtim minimal invaziv dhe kohë më të shpejtë rikuperimi për pacientin. Ndërhyrja konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve të shërbimeve ortopedike në sistemin publik shëndetësor.

Operacioni u realizua nga një ekip i përbashkët shqiptaro–turk, i përbërë nga kirurgët ortopedë Dr. Gökhan Sayer, Dr. Arsel Dizdari dhe Dr. Mehmet Ali Yayla. Procesi anesteziologjik u drejtuar nga Dr. Edison Taraj, me mbështetjen e infermierit Renato Zeneli dhe teknikës së anestezisë Migena Danaj.

Spitali Memorial Fier vlerëson se ky sukses shënon rritje të standardeve të trajtimeve kirurgjikale dhe zgjerim të gamës së ndërhyrjeve të specializuara që kryhen në shërbimin publik.