Kolegji i Gjykatës Kushtetuese mblidhet sot për të vendosur nëse ankimimi i qeverisë ndaj pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku do të kalojë në shqyrtim.
Treshja e gjyqtarëve do të vlerësojë nëse kërkesa e paraqitur plotëson kriteret procedurale dhe kushtetuese për t’u marrë në konsideratë nga gjykata.
Belinda Balluku u pezullua nga detyra e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe nga posti i zv.kryeministres, me vendim të GJKKO-së. Qeveria e ka ankimuar pezullimin në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se vendimi përbën ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.











