Pas reshjeve të ditëve të fundit, situata po paraqitet më e qetë në disa qarqe të vendit. Sipas strukturave vendore të Mbrojtjes Civile dhe njoftimeve nga Salla Operative e DVP Fier, deri në këto momente nuk ka raportime për probleme të reja apo situata emergjente.
Prurjet e lumenjve Vjosë, Seman dhe Shkumbin janë ulur ndjeshëm dhe tashmë janë kthyer brenda shtratit të tyre natyral, duke reduktuar rrezikun për dalje të mëtejshme.
Në zonat bujqësore të prekura nga përmbytjet, ka nisur tërheqja graduale e ujërave, proces që po vijon në varësi të funksionimit të sistemit kullues në çdo territor.
Autoritetet vijojnë monitorimin dhe theksojnë se situata mbetet nën kontroll.











