Në Pallatin e Brigadave, ku Kryeministri Edi Rama priste Presidenten e Sllovenisë, Marta Kos, ka pasur sërish tension me gazetarët lidhur me çështjen e Belinda Ballukut.
Një gazetare e pyeti Ramën nëse ai do të ndërmarrë shkarkimin e zv.kryeministres, pas masave të vendosura nga GJKKO. Kryeministri reagoi i prerë:
“Kaq të vështirë e keni të respektoni kohën? Këtu jemi për të parë dhe ndjekur ardhjen e miqve sot, në një ditë kaq të rëndësishme për vendin. Më pas mund t’i bëni të gjitha pyetjet. Kjo ‘hapni vendin, se do të hidhem’, nuk shkon.”
Rama shmangu komentet e mëtejshme, duke lënë të hapur mundësinë që pyetjet për çështjen Balluku të trajtohen më vonë.











